Cardi B dhe Nicki Minaj bashkë në VMA 2023? Fansat presin dramë!

1 year ago 52
Reklamë
10:35 11/09/2023

Nicky Minaj dhe Cardi B do të shfaqen së bashku në VMA (Video Music Awards 2023), 5 vjet pas përleshjes së tyre në një event të Javës së Modës në Neë York.

Minaj do të interpretojë për të dytin vit radhazi në këtë eveniment, ndërsa Cardi B për herë të parë.

Pritet që në VMA të performojë Doja Cat, Olivia Rodrigo dhe Lil Ëayne e bashkë me to dhe dy reperet të cilat nuk i kanë të mira raportet me njëra-tjetrën.

Sipas raportimeve, në 2008-ën, një roje sigurie e goditi me bërryl Cardi B  në tentativë për të shuar sherrin mes saj dhe Minaj.

Asokohe, Cardi B u largua nga festa me një gungë në syrin e majtë, pa këpucë dhe fustanin e saj “Dolce & Gabbana” të grisur.

Pas kësaj, Cardi B tha në Instagram se përplasja me Minaj kishte nisur prej kësaj të fundit.

Reperja ka bërë komente mbi aftësitë e mia si nënë”, u shpreh ajo.

Tashmë dhe pse kanë kaluar 5 vite, fansat presin dramë! Ka nga ata që presin që ato të pajtohen, megjithatë mbetet për t’u parë.

Minaj nuk ka folur kurrë për këtë temë, ndonëse fansat kanë spekuluar se ajo ka vënë në shënjestër reperen tjetër me këngët e saj “We Go Up” dhe “Hard White”.


Të ngjashme

Read Entire Article