Çekia pa Patrik Shik në sfidën me Shqipërinë, trajneri bën publike listën e lojtarëve të gumbulluar

1 week ago 38

Shqipëria dhe Çekia do të përballen sërish me njëra-tjetrën të premten e ardhshme, në kuadër të Ligës së Kombeve, ndeshje e cila do të zhvillohet në Pragë.

Pas Silvinjos, edhe trajneri çek ka bërë publike listën e lojatrëve që ka grumbulluar për sfidën me kuqezinjtë.

Trajneri i Çekisë, Tomas Hubshman ka patur disa risi në listën e fut bollistëve të grumbulluar, ky bien në sy dy portierë të rinj të afruar për herë të parë, por edhe me një kthim pas shumë vitesh të sulmuesit Jan Kliment të Mlada Boleslav, i cili për herë të fundit ishte aktivizuar 7 vite më parë me këtë ekip.

Gjithçka ka lidhje me mungesën e Patrik Shik në listë, pasi sulmuesi i Bajer Leverkusen është lënë jashtë në mënyrë që të rikuperojë problemet e vogla fizike dhe që të jetë në gjendje optimale për dy takimet e fundit në grup në nëntor.

“Kliment është aktualisht golashënuesi më i mirë në kampionat dhe po luan në një formë të shkëlqyer. Ne vizituam kohët e fundit Patrik në Gjermani. Ne ramë dakord që ai të shfrytëzonte këtë ndërprerje për kombëtaret që të trajtonte problemet e vogla shëndetësore, të cilat nuk e ndalojnë të luajë, por e pengojnë në fillimin e sezonit. Kështu ne mund ta përdorim atë në takimet e ardhshme”, tha trajneri duke shpjeguar zgjedhjet e tij.

Read Entire Article