CEO i OpenAI: Pajisjet Apple, Vision Pro produkti i dytë më madhështor që nga lansimi i iPhone-it

7 months ago 37
Reklamë

 Pajisjet Apple, Vision Pro produkti i dytë më madhështor që nga lansimi i iPhone-it

CEO i kompanisë OpenAI, kompania pas ChatGPT-s dhe mjeteve të tjera me Inteligjencë Artificiale ka thënë se pajisjet Vision Pro janë produkti i dytë më madhështor që nga lansimi i iPhone-it.

Këtë koment ai e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social X, transmeton Telegrafi.

vision pro is second most impressive tech since the iphone

— Sam Altman (@sama) February 9, 2024

Pajisjet e Apple, Vision Pro janë lansuar javë më parë, por shitja e tyre ka rezultuar me rritje të shpejtë.

Që pas lansimit të tyre, pajisjet Vision Pro kanë shpërthyer në mesin e amerikanëve.

Pajisjet Vision Pro janë pajisje të realitetit virtual (VR) pra mjete që lidhin botën virtuale dhe reale.

Lansimi i tyre po shënon një tjetër revolucion në fushën e teknologjisë. /Telegrafi/

Read Entire Article