Çështja ‘Beleri’/ Erl Murati: Presioni i Greqisë, i tepërt. Po kthehet në telenovelë politike dhe diplomatike mes dy vendeve

1 year ago 41
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Erl Murati, kryeredaktori i “Gazeta Shqiptare”, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për çështjen ‘Beleri’.

Murati u shpreh se presioni që Greqia po ushtron është i tepërt dhe se kjo çështje po kthehet në një telenovelë politike dhe diplomatike mes dy vendeve. Sakaq ai shtoi se Shqipëria nuk mund të kërcënohet vazhdimisht nga Greqia në lidhje me anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian.

Kujtojmë se Apeli i Posaçëm vendosi sot të lërë në burg sërish Belerin, i cili kërkoi lirinë teksa nuk i ka pranuar akuzat për blerje votash, për të cilat u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit

“Kjo është një çështje që po kthehet në një telenovelë politike dhe diplomatike mes dy vendeve, kjo është një çështje juridike, penale. Bëhet fjalë për një kryebashkiak që ka fituar zgjedhjet lokale për Bashkinë e Himarës, por ai akuzohet për shit-blerje votash. Unë nuk jam jurist të gjykoj drejtësinë shqiptare, por për aq kohë sa është vendosur qëndrimi në burg për të nëse është i fajshëm apo jo, duhet respektuar kjo gjë. Ka pasur presion në lidhje me këtë çështje, së pari ka qenë lirimi, tani kërkohet betimi. Nga ana politike ka një presion të shtuar nga Greqia, që për mendimin tim nuk është i drejtë. Nuk besoj se gjykimi i Belerit është i vonuar, pasi ka pasur raste të tjera që ka pasur vonime. Nuk është e hijshme që Greqia të kërcënojë në mënyrë të vazhdueshme Shqipërinë për procesin e anëtarësimit në BE. E theksoj që këtu nuk cenohen të drejtat e minoritetit, pasi aktualisht në krye të Bashkisë së Himarës është po ashtu një person i minoritetit grek. Por mesa duket Beleri është më i besuar për Athinën sesa kryebashkiaku aktual.

Kjo çështje i takon ekskluzivisht drejtësisë shqiptare. Ky njeri është kapur në flagrancë, sipas drejtësisë. Nuk e di se kujt i drejtohet paka greke, prokurorisë apo drejtësisë shqiptare? Qëndrimet zyrtar të ndërkombëtarëve është që kjo çështje i përket drejtësisë shqiptare. Unë besoj se edhe vetë Edi Rama të dojë vete, i ka duart e lidhura dhe nuk bën dot gjë”, u shpreh Murati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article