Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i dënuar nga Apeli i GJKKO për korrupsion zgjedhor, e konsideroi si patate të nxehtë në duart e mazhorancës socialiste çështjen e mandatit të tij.
Në mbledhjen e KQZ, Beleri tha se nuk është çështja e mandatit të tij, por Qeveria po synon që këtë patate të nxehtë ta largojë me duart e KQZ. Beleri ka pranuar se mandati i tij ka përfunduar, ndërsa e zhvendosi vëmendjen te rruga ligjore që duhej të ndiqet.
“Meqë ka një vakuum ligjor, drejtohuni Gjykatës Kushtetuese, pasi kjo mazhorancë nuk do të ndalet në rastet e tjera. Çfarë do të bëhet në të ardhmen, ndaj sugjeroj që KQZ ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të marrë një zgjidhje ligjore kjo çështje”, tha Beleri.
Ai tha se po synohet të bëhen zgjedhjet në Himarë në periudhë vere, kur nuk ka njerëz, kur njerëzit janë me pushime, ja kjo synohet me këtë vendimmarrjen që pritet lidhur me mandatin tim.
Ilirjan Celibashi, kryetar i KQZ, tha se ky institucion nuk është Gjykatë. “Nuk kemi pse të fshehim gjithë ngarkesën që mban kjo çështje, është një çështje që ka atë rëndësi që ka, në fund ngelet ajo që sa në përputhje me ligjin është kjo vendimmarrje. KQZ është plotësisht kompetente për ta zhvilluar këtë proces administrative, kjo na imponohet nga ligji”, tha Celibashi. Ai tha se nuk është hera e parë që po shqyrtojmë këtë çështje
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb