Pas të shtënave që ndodhën pasditen e djeshme në një kolegj në qendër të Pragës, 14 persona mbetën të vrarë, përfshirë sulmuesin dhe më shumë se 30 u plagosën, disa në gjendje të rëndë, njoftoi shërbimi i urgjencës së Pragës.
Policia çeke njoftoi pak pas orës 15:00 se kishte ndërhyrë për shkak të të shtënave në Fakultetin Filozofik të Universitetit Charles, në sheshin Jan Palach. Policia më pas raportoi se sulmuesi ishte “eliminuar”. Qeveria çeke shpalli 23 dhjetorin si “Ditë Zie”. Nuk dihen ende motivet e vrasjes masive. Policia deri më tani ka identifikuar 11 viktima.
Sulmuesi u identifikua si David K. Ai fillimisht vrau babanë e tij në fshatin Hostoun, 20 kilometra në perëndim të Pragës, dhe më pas shkoi në qendër të atij qyteti.
Ai ishte student në Institutin e Historisë Botërore të Universitetit Charles, me qendër në Fakultetin Filozofik, në Sheshin Jan Palach. Më parë këtë vit, David K. fitoi një çmim nga Instituti polak në Pragë për tezën e tij mbi ngjarjet revolucionare të vitit 1846 në Krakov dhe zona të tjera që tani janë pjesë e Polonisë, raporton skynews.
Policia thotë se ai duhej të ndiqte një ligjëratë dje pasdite në një ndërtesë të veçantë universiteti në rrugën Celetna, shumë afër kolegjit dhe jo shumë larg nga Sheshi i Qytetit të Vjetër të Pragës. Oficerët shkuan atje në kërkim të tij para të shtënave. Ajo që nuk dimë është se çfarë e ka shtyrë atë të kryej krimin.
Horrible scenes from Prague.
11 dead, 24 wounded.
Some students hid on ledges on the university's roof to avoid the shooter.
The killer committed suicide pic.twitter.com/Y81M928GNg
— 🇷🇺🇷🇺Uncensored 未经审查 🇨🇳🇨🇳 (@M01Uncensored) December 22, 2023
Shefi i policisë Martin Vondrasek tha se ai shkoi në Pragë për të kryer vetëvrasje dhe se ai ishte “i frymëzuar nga një ngjarje e tmerrshme, e cila kishte ndodhur jashtë vendit”. Bëhet fjalë për rastin e 7 dhjetorit në Bryansk, në Rusinë jugore, kur një vajzë 14-vjeçare mori një armë gjahu në shkollën e saj dhe vrau një shok klase përpara se të kryente vetëvrasje.
Portali çek Sveznam pravy shkruan se David K. vitin e kaluar përfundoi kursin universitar në histori – studime evropiane dhe se këtë vit ai mori një çmim për tezën e diplomimit. “Ishte i qetë, introvert. Nuk argëtohej me ne”, thotë një studente që studionte me të. “E njoh shumë pak, ishte një vit më i vjetër se unë, por ishte gjithmonë një njeri i vrenjtur që nuk argëtohej vërtet me askënd”, thotë një nga shokët e shkollës së mesme.
Një banor i fshatit nga vjen David K. thotë se ishte “një introvert, si çdo person tjetër si ai” dhe se zakonisht e takonte kur shkonte për të hedhur mbeturinat, raporton cnn.
David K. dyshohet se ka deklaruar në rrjetin social Telegram se do të bënte një masakër në universitet dhe se mund të vriste veten. Ai shkroi në rusisht dhe theksoi se ishte frymëzuar nga Alina Afanaskina, vajza 14-vjeçare që hapi zjarr në një shkollë në Bryansk, Rusi, në fillim të dhjetorit, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur pesë të tjerë. Afanaskinova në fund vrau veten.
David K. thuhet se ai shkroi se ajo nuk vrau mjaft njerëz dhe se ai do të përpiqej ta rregullonte atë. “Ajo më ndihmoi shumë”, gjoja ka shkruar David K. në Telegram, duke shtuar se ai gjithmonë ka dashur të vrasë dikë dhe se “vrasjet masive janë më të mira se vrasjet serike”.
Ai ka shkruar se i urren të gjithë dhe se të gjithë e urrejnë dhe se ka në plan të lërë pas sa më shumë dhimbje. Mesazh i fundit daton nga 19 dhjetori, kur shkruante për zhurma të padurueshme në vesh. Policia tha se po hetonte nëse profili ishte vërtet i lidhur me personin që kreu masakrën në qendrën e Pragës. Asgjë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. /Telegrafi/