Çfarë fuqie! Kjo vajzë është 9 vjeçe dhe ngre pesha prej 75 kilogramësh

5 months ago 8
Reklamë

Arshia Goswami (9) njihet si “gruaja më e fortë indiane” dhe përfundimisht i kalon kufijtë me forcën dhe aftësinë e saj.

Në Instagram mund të gjeni se si duket jeta (sportive) e një vajze nga qyteti i  Panchkula dhe video ku ajo ngre 75 kilogramë është parë 48 milionë herë.

Arshia ka forcë të jashtëzakonshme për ndërtimin e saj, dhe rekordi i saj i mëparshëm personal, i vendosur në moshën tetë vjeç, ishte 60 kilogramë.

Përdoruesit ishin të habitur se si e ngriti ngarkesën deri në bel.

“Më u deshën vite për të arritur këtë peshë. Respekt”, ka shkruar një person, ndërsa një tjetër ka shtuar, “Kjo është tepër mbresëlënëse”.

Arshia filloi të praktikojë ngritjen e peshave në vitin 2021, kur vendosi një rekord si pjesëmarrësja më e re në garë me 45 kilogramë.

Që atëherë, ajo ka fituar disa gara ndërsa ka sponsorë dy marka të njohura nga India, raporton nypost.

“Nuk e di si e bën. Është gjenetikë apo dhuratë e rrallë”, ka thënë babai i saj, Avnish Goswami.

Vajza e vogël shpreson që një ditë t’i sjellë gëzim vendit të saj në Lojërat Olimpike. /Telegrafi/

Read Entire Article