Çfarë i tha Messi, Haalandit pasi që e fitoi Topin e Artë

11 months ago 27

Lionel Messi e ka fituar Topin e Artë për herë të tetë në karrierë në ceremoninë që u mbajt të hënë mbrëma në Paris.

Ylli argjentinas ia doli të mposhte Erling Haalandit dhe Kylian Mbappen për çmimin më të madh individual.

Derisa po fliste në podium, Messi kishte një mesazh për sulmuesin norvegjez.

“Siç thashë, ai (Haland) e meritonte gjithashtu shumë (Topin e Artë)”, deklaroi 36-vjeçari pasi fitoi çmimin e tij të 8-të.

“Erling ka fituar Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve duke qenë golashënuesi më i mirë i gjithçkaje”.

“Ky çmim mund të ishte i juaji edhe sot, ndaj jam i sigurt se do ta fitoni në vitet e ardhshme”, shtoi Messi.

Si zakonisht, argjentinasi u tregua i përulur në situata të tilla. Ai e di se ishte një betejë mjaft e barabartë duke pasur parasysh se sa mbresëlënës ishte Erling Haaland sezonin e kaluar.

Norvegjezi theu rekorde të shumta dhe fitoi tripletën me Manchester Cityn sezonin e kaluar. /Telegrafi/

Read Entire Article