Çfarë ndodhi sot në Love Island Albania? Aleksandros ndjen rrezikun e ndarjes nga Amadea

1 year ago 54
Reklamë
20:19 12/09/2023

Çdo episod i “Love Island Albania” po vjen me dinamika dhe dashuri të reja. Pas rikrijimit të çifteve të reja në spektaklin e të shtunës, atmosfera dukej mjaft e qetë dhe romantike në vilën e dashurisë.

Por rrjedha ndryshoi me hyrjen e Bombshellit, Harisit. Haris realizoi takimet me vajzat e djemtë gjatë festës në vilë por mungoi vetëm Amadea dhe Aleksandros, pasi ky i fundit pati dyshime për partneren e tij dhe ka ndjerë rrezikun e ndarjes.

Aq më tepër tani më që Haris duhet të zgjedhë dy vajza për të shkuar në takim. Por cilat do të jenë ato? Mbetet për t’u parë në episodin e nesërm në orën 18:20.

Gjithashtu mos harroni që këtë javë do të jetë një spektakël i mbushur plot të papritura, të dielën ora 21:00 në drejtimin e Luana Vjollcës.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article