Çfarë po ndodh me hetimet për Banjskën, tre muaj pas sulmit? Prokuroria Speciale “e mbyllur”

9 months ago 11
Reklamë

Këtë të diel, bëhen tre muaj nga sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit. Hetimet për këtë rast po vazhdojnë. Nga Prokuroria Speciale s’kanë pranuar të tregojnë se sa mund të zgjasin dhe se kush po heton tjetër përveç Kosovës dhe se cilat janë gjetjet e deritashme, duke u thirrur në ndjeshmërinë e rastit.

Ngjarjet që ndodhën më 24 shtator në Bansjkë, vazhdojnë të mbesin mister. Prokuroria Speciale vazhdon të jetë e mbyllur sa i përket hetimeve që po zhvillon rreth sulmit terrorist që u krye atë mëngjes, ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra heroi Afrim Bunjaku.

Gazeta Express ka pyetur prokurorinë rreth rrjedhës së këtyre hetimeve dhe se kush tjetër po e heton rastin, por nga ky institucion s’kanë pranuar të përgjigjen.

“Ju njoftojmë se në këtë fazë të hetimeve nuk mund të japim asnjë të dhënë, për shkak të ndjeshmërisë së rastit. Andaj, kërkojmë mirëkuptim nga Ju!”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu.

Krerët e shtetit disa herë kanë lëshuar deklarata, përmes të cilave kanë lënë të nënkuptojnë se për ngjarjet që ndodhën në Banjskë, po kryhen edhe hetime ndërkombëtare. Madje, Kryediplomatja Donika Gërvalla, kishte thënë se janë në pritje të hetimeve që po kryhen nga Bashkimi Evropian, por nga BE s’kanë konfirmuar asnjëherë diçka të tillë.

Sipas burimeve të Gazetës Express, nga Brukseli i besojnë Policisë së Kosovës për këtë hetim dhe se nuk janë duke zhvilluar hetime paralele.

“Jemi në pritje të deklarohet për atë çka ka ndodhur në 24 shtator. Ende jemi në pritje dhe ende përgjigja që dëgjojmë është që ende nuk kemi përfunduar hetimet. Mendoj që do të duhet të ishin përfunduar kohë më parë, sepse dëshmitë janë shumë të qarta rreth asaj çfarë ka ndodhur më 24 shtator në Kosovë, akti i 24 shtatorit është kryer me metoda terroriste, por ka qenë një akt i hapur që ka tentuar të aneksojë, pra, të pushtojë territor të Kosovës dhe presim një gjuhë shumë të qartë nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian se përndryshe besimi për të negociuar me Serbinë është dobësuar shumë”, ka deklaruar Gërvalla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article