Çfarë po Përpiqet t’ju Tregojë Trupi Nëse Duart Tuaja Janë Gjithnjë të Ftohta?

2 weeks ago 27

Është normale që duart të jenë të ftohta kur jeni jashtë në dimër ose në një ambient të ftohtë.

Por kur kjo ndjenjë ju shoqëron gjithnjë atëherë trupi juaj mund të jetë duke ju diktuar diçka tjetër.

AgroWeb.org ju njeh me pesë nga shkaqet më të zakonshme të ftohjes së duarve, kur ia vlen të telefononi mjekun dhe çfarë mund të bëni për të luftuar të ftohtin.

Sindroma e Raynaud

Duar shumë të ftohta, të zbehta ose ta mpira në përgjigje të temperaturave të ftohta mund të jenë një shenjë e sëmundjes së Raynaud.

Gjendja bën që enët e gjakut në duar dhe gishta të ngushtohen, duke çuar në ulje të rrjedhjes së gjakut.

Sulmet e Raynaud shpesh godasin kur një person përjeton një ndryshim të shpejtë të temperaturës, si hyrja në një ndërtesë me ajër të kondicionuar ose ecja në pjesën frigoriferike të supermarketit.

Trajtimi shpesh përfshin shmangien e shkaktarëve si edhe ngrohjen e duarve.

Për simptoma më të rënda që shkaktojnë dhimbje, mund të ndihmojnë medikamentet orale ose kremrat.

Ju keni diabet

Njerëzit me neuropati shpesh e përshkruajnë ndjenjën si një mpirje, ndjesi shpimi gjilpërash ose një djegie të dhimbshme në duart e tyre.

Ndonjëherë gjendja mund të shkaktojë gjithashtu një ndjesi therjeje ose pulsimi.

Menaxhimi i diabetit dhe jetesa e shëndetshme, si arritja e një peshe të shëndetshme, presioni i gjakut në vlera normale, stërvitja e rregullt dhe marrja e medikamenteve të diabetit, mund të ndihmojnë në ngadalësimin ose ndalimin e përparimit të neuropatisë.

Dëmtimi nervor që ka ndodhur tashmë nuk mund të rikthehet. Por dhimbja e neuropatisë mund të menaxhohet me një kombinim të ilaçeve dhe terapisë fizike.

Ju keni anemi

Nëse duart ose këmbët tuaja janë jo vetëm të ftohta por në to ndjeni lodhje ose dobësi ekstreme, lëkurë të zbehtë dhe keni marramendje, mund të keni anemi.

Anemia ndodh kur gjaku ka mungesë të qelizave të kuqe dhe kjo shkaktohet më shpesh nga mungesa e hekurit.

Ngrënia e ushqimeve të pasura me hekur por edhe marrja e suplementeve mund të ndihmojë.

Hipotiroidizmi

Hipotiroidizmi është një tjetër shkak i zakonshëm i duarve të ftohta.

Gjendja ndodh kur tiroidja nuk prodhon mjaftueshëm hormone, të cilat mund të ngadalësojnë ritmin e funksioneve metabolike të trupit.

Kjo mund ta bëjë një person më të ndjeshëm ndaj temperaturave të ftohta, si dhe të shkaktojë simptoma të tjera si shtim në peshë, lodhje, dhimbje nyjesh ose muskujsh, lëkurë të thatë, flokë të holluar dhe madje edhe ndryshime humori.

Në shumicën e rasteve, thjesht marrja e hormonit sintetik të tiroides në formën e një pilule të përditshme mund t’ju ndihmojë.

Merrni medikamente të caktuara

Pilulat e kontrollit të lindjes, ilaçet për të ftohurin dhe alergjitë, ilaçet e migrenës, ilaçet për presionin e lartë të gjakut dhe disa ilaçe të kimioterapisë, mund të shkaktojnë sindromën dytësore të Raynaud-it. Për këtë këshillohet të flisni me mjekun tuaj./AgroWeb.org

Read Entire Article