Çfarë shkruante në vitin 2021 mediumi i specializuar për automjetet rreth superveturës së parë shqiptare

8 months ago 18

Jo të gjithë i shtyjnë ëndrrat e tyre përpara. Por, për Qëndrim Thaçin, ajo ëndërr është të krijojë superveturën e parë shqiptare.

Kështu e nis raportimin në vitin 2021 mediumi i njohur dhe i cili merret ekskluzivisht me vetura Motor1.

Atëbotë, mediumi raporton se Thaçi dhe kompania e tij, Arrera Automobili duhej ta anulonin projektin e superveturës për diçka më të madhe.

Duke prezantuar SD+, kompania Arrera Automobili publikoi imazhet e para të hiperveturës shqiptare, së bashku me detajet e plota të motorit të fuqishëm, transmeton Telegrafi.

E bërë ekskluzivisht nga Wolfgang Kizler për kompaninë, hiperautomobili mendohej të fuqizohej nga një motor V8 7.0 litra me pistona 90 gradë.

Fuqia e prodhimit ishte 1800 kuaj/fuqi dhe 1500 Newton-meter çift rrotullues në karburantin normal dhe do të kishte një peshë prej më pak se 1230 kilogramë.

Arrera synonte të thyente rekordin botëror e të qenit hipervetura më e shpejtë në planet.

Për sa i përket dizajnit, Thaçi, i cili projektoi Illyrian Pure Sport, kishte pohuar gjithashtu se SD+ është bërë tërësisht nga fibra karboni. Thuhet se ai është frymëzuar nga Formula 1, veçanërisht pjesët ajrore të veturës. Çdo pjesë e jashtme e automjetit ka një funksion, veçanërisht për efikasitetin aerodinamik.

Një shembull i mrekullueshëm është emblema në pjesën e pasme e cila funksionon për të nxjerrë shpejt ajrin e nxehtë nga ndarja e motorit dhe për të lënë ajrin e ftohtë brenda për pompën e vajit.

Arrera SD+ gjithashtu ka një nomenklaturë interesante. S do të thotë Skënderbeu; D është për numrin 500 (numër romakë) që do të përfaqësonte 500 kilometra në orë (310.6 milje në orë); shenja plus (+) qëndron plani për të shkuar përtej shpejtësisë së përmendur. /Telegrafi/

Read Entire Article