Çfarë thënie kishte përgatitur Izi’s Apartment 197 për Gani Gërminë?

10 months ago 24

Banorët e Big Brother VIP Kosova u surprizuan këtë të premte me darkë nga “Izi’s Apartment 197”. Mbi të gjitha, çka tërhoqi vëmendjen ishte jo vetëm cilësia e ushqimit, por edhe thëniet motivuese që përcollën frymëzim dhe solidaritet.

Një moment kulmor ishte kur Gani Germia lexoi thënien që e priste: “Kur vini bashkë është një fillim, të qëndroni bashkë është përparim, të punoni bashkë është sukses. Suksese të gjithëve!” – një mesazh që pasqyron thelbin e eksperiencës së Big Brother, ku bashkëpunimi dhe mbështetja janë kyçe për të arritur sukses.

Adri, një tjetër banor, shprehu mirënjohjen e tij ndaj Izi’s Apartment për organizimin e darkës dhe për thënien që i ishte dhënë, duke e cilësuar si një burim frymëzimi për të gjithë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Izi’s Apartment 197, Falemnderit shumë”, tha ai.

Banorët shijuan darkën e shijshme teksa diskutonin njëri me tjetrin.

Read Entire Article