Charlize Theron dhe lufta kundër dhunës ndaj grave

10 months ago 28
Reklamë
15:13 03/11/2023

Aktorja është shprehur se traumat personale kanë ndikuar në kauzën e saj

Cherlize Theron është e njohur për angazhimin e saj për të luftuar dhunën ndaj grave. Por kjo kauzë e aktores lidhet me një traumë që ajo ka përjetuar në adoleshencë.

Në Qershor të vitit 1991, babai i yllit të filmit “Mad Max: Fury Road”, Charles, kërcënoi në gjendje të dehur nënën dhe aktoren kur ajo ishte 15-vjec.

Për të shpëtuar veten dhe vajzën, nëna e saj qëlloi babain, duke e vrarë atë. Nëna e aktores nuk u akuzua kurrë, pasi doli se ajo po vepronte për vetëmbrojtje.

Në një intervistë të re për revistën Toën & Country aktorja ka rrëfyer se si ky moment ka shënjuar jetën e saj.

Përmes fondacionit të saj, Charlize Theron Africa Outreach Project, ajo  ndërmorri iniciativën #TogetherForHer në 2020 për të mbrojtur të mbijetuarit e dhunës në mbarë botën.

“Unë e njihja tim atë vetëm një mënyrë, pra si i alkollizuar. Ishte një situatë mjaft e pashpresë”, është shprehur ajo ndërsa kujton ngjarjen e rëndë.

Theron kërkoi ndihmën e psikologëve për disa vite për të kaluar këtë traumë.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article