ChatGPT lanson një veçori për vendosjen e bisedave tuaja në arkiv

9 months ago 15
Reklamë

Chatboti më i popullarizuar në botë, ChatGPT ka lansuar një veçori të re në ueb si dhe në sistemin operativ të Apple, iOS.

Me veçorinë e re të platformës ju do të mund të vendosni bisedat tuaja në arkiv, pa pasur nevojë t’i fshihni ato, transmeton Telegrafi.

You can now archive your chats in ChatGPT!

Archive removes chats from your sidebar without deleting them. You can see your archived chats in Settings.

Currently available on Web and iOS with Android coming soon. pic.twitter.com/vjXXEvAGMV

— OpenAI (@OpenAI) December 20, 2023

Për ta bërë këtë, duhet të shkoni në shiritin anësor ku janë të ruajtura të gjitha bisedat që keni pasur me ChatGPT-n, të klikoni tek njëra që doni ta vendosni në arkiv, pasi ta keni bërë këtu klikoni në butonin me tre pika dhe më pas do t’ju hapet një shirit tjetër, në të cilin do të shihni opsionin ‘archive’ (arkiv).

Megjithatë, në rast se doni të keni qasje tek biseda e arkivuar mund të shkoni tek opsioni ‘settings’ pastaj tek opsioni ‘archive’.

Sipas OpenAI, opsioni është i disponueshëm në ueb dhe në iOS derisa për Android pritet të vijë së shpejti. /Telegrafi/

Read Entire Article