Cher e shqetësuar për gjendjen e djalit të saj

8 months ago 32
Reklamë
17:13 06/01/2024

Këngëtarja ka konfirmuar se ai është zhdukur, djali i artistes ka probleme me drogën

Këngëtarja Cher ka humbur kontaktet me djalin e saj dhe është shumë e shqetësuar për gjendjen e tij shëndetësore duke qënë se është i varur nga substancat narkotike.

Në dokumentet gjyqësore të depozituara të enjten, ku  këngëtarja e hitit “Believe” kërkonte kujdestarinë e tij ligjore, ajo shpjegonte se Elijah Blue Allman ka vështirësi në menaxhimin e financave për shkak të problemeve me shëndetin mendor.

Cher pretendon se pa kujdestarinë ligjore, burimet financiare të Allman-it do të shteroheshn me shpejtësi për shkak të varësisë nga substancat narkotike, duke e bërë atë të paaftë për t’u kujdesur për veten.

Lëvizja e Cher, është e fundit në betejën gjithnjë e më të ashpër midis fitueses së çmimeve Oscar, Grammy dhe Emmy dhe nuses së djalit të saj, një luftë që ka zjatur prej vitesh për të kontrolluar financat e 47-vjeçarit.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article