Chiara Ferragni arratiset në Mykonos

1 year ago 76
Reklamë
13:41 14/07/2023

Blogerja italiane ndodhet në ishullin grek për festën e beqarisë të së motrës

Chiara Ferragni ndodhet në Mykonos, ku po shijon pushimet e saj verore. Mirëpo, arsyeja e vizitës në ishullin e famshëm grek duket se është  festa e beqarisë së motrës së saj, Françeskës.

Këtë e ka treguar edhe në postimin e fundit në rrjetet sociale ku ka pozuar me pamje nga perëndimi i diellit dhe krahas fotos  ka shkruar: “Nata e parë në Mykonos për festën e beqarisë së motrës sime Françeska”. Ferrani shoqërohet në këtë udhëtim jo vetëm nga motrat e saj më të vogla, Valentina dhe Françeska, por edhe nga disa mikesha të ngushta.

Blogerja italiane ka qenë një nga figurat më të spikatura në botën e modës në vitet e fundit, ku ndjekësit në rrjetet sociale shkojnë deri në 30 milionë.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article