Çka u kërkua më së shumti në Google në vitin 2023

9 months ago 34
Reklamë

Gjiganti teknologjik Google ka nxjerr përmbledhjen vjetore apo “Year in Search 2023” të asaj se çfarë është kërkuar më shumti nga njerëzit në motorin e saj të kërkimit.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit kryeson në listën e kërkimeve të lajmeve për vitin 2023, sipas të dhënave globale të Google, duke pasuar me rastin e nëndetëses eksploruese të Titanikut që shpërtheu në muajin qershor së bashku me personat në bord, dhe në vendin e tretë renditet rasti tragjik i tërmeteve vdekjeprurëse në Turqi dhe Siri, transmeton Telegrafi.

Në listën e njerëzve më të kërkuar në Google për vitin 2023 dominon Damar Hamlin, duke pasuar me Jeremy Renner dhe Andrew Tate.

Në listën e njerëzve më të kërkuar në Google që vdiqën dominon emri i Mathew Perry, duke pasuar me Tina Turner dhe Sinead O’Conner.

Aktori më i kërkuar në Google është Jeremy Renner, duke pasuar me Jenna Ortega-n dhe Ichikawa Ennosuke IV.

Atleti më i kërkuar në Google është Damar Hamlin, duke pasuar Kylian Mbappe dhe Travis Kelce.

Videoja-loja më e kërkuar në trendin e kërkimeve të gjigantit teknologjik është Hogwarts Legacy, duke pasuar me The Last of Us dhe Connections.

Filmi më i kërkuar në Google për këtë vit është Barbie, duke pasuar me Oppenheimer dhe Jawan.

Këngëtari-/ja më e kërkuar është Shakira, më pas Jason Aldean dhe Joe Jonas.

Seria televizive më e kërkuar është The Last of Us, duke pasuar me Wednsday dhe Ginny and Georgia. /Telegrafi/

Read Entire Article