Cristiano Ronaldo: Nuk bëhem trajner, sepse ky brez e ka mendjen tek Instagrami

3 weeks ago 34

Cristiano Ronaldo, ose ndryshe njeriu i vetëm me 1 miliard ndjekës në rrjetet sociale, ka deklaruar se nuk ka asnjë plan për t’u bërë trajner, pas përfundimit të karrierës së tij si futbollist. Kjo nuk është hera e parë që e thotë këtë, por kësaj here ka dhënë argumente.

“E shoh të vështirë që një ditë të bëhem trajner, sepse nuk e kam pasion. Është e vështirë sidomos prej brezit të ri që po rritet. Ata nuk pranojnë këshilla nga brezi im.

Ata mendojnë se dinë gjithçka. Kanë krijuar përshtypjen se Facebook, TikTok dhe Instragram u jep një edukim të mirë. Kam gjëra tjera për të bërë, si për shembull biznesi.

Dua të mësoj gjëra të reja në fusha për të cilat nuk kam informacion. Dua të jem i përfshirë në bizneset e mia dhe mendoj se do të jetë një gjë e mirë”, deklaron CR7.

Ronaldo nuk ka dhënë ende një datë të tërheqjes së tij nga futbolli i luajtur, ndërsa ka shprehur ambicien për të arritur shifrën e 1 mijë golave të shënuar. Por për ketë do t’i duhet ende shumë punë dhe mund, pasi vetëm disa ditë më parë arriti të shënonte golin e 900 në karrierë. Ylli portigez shpreson që të luajë përtej moshës 40-vjeçare.

Read Entire Article