Çudia në Rrëshen, thyente vazhdimisht fotografitë e varrit, familja vendos kamera dhe zbulon autorin

1 year ago 16
Reklamë

Një ngjarje aspak e hijshme është regjistruar në qytetin e Rrëshenit, ku një varr familjar i familjes Picaku është dhunuar sistematikisht nga një person.

Familja Picaku thotë se rastin e ka denoncuar në polici dhe më pas ka zëvendësuar të gjitha fotografitë e thyera.

Por historia është përsëritur pasi vetëm dy ditë më vonë, varri është dhunuar duke thyer fotografitë e personave të ndjerë.

Kjo gjë ka ndodhur edhe dy herë të tjera brenda muajit Gusht. Të gjendur në këtë situatë, familja ka vendosur kamera të fshehtë në varreza, e cila ka zbuluar autorin e këtyre dëmtimeve.

Familja ka dorëzuar materialin filmik në polici, ndërsa nuk dihet çfarë është bërë me autorin.

Gjithashtu, familja Picaku mohon të ketë probleme me familjen e të riut që është parë duke dhunuar varrin familjar.

Read Entire Article