Cybertruck i Tesla-s më i shpejtë se Porsche 911?

9 months ago 37

Një video e postuar nga CEO i Tesla-s, Elon Musk, ka bërë bujë teksa tregon performancën e Tesla Cybertruck.

Pamjet tregojnë Cybertruck teksa triumfon në një garë me Porsche 911, e njohur si një nga makinat sportive më ikonike të prodhuara ndonjëherë.

Aftësia e Cybertruck për të mposhtur edhe një nga makinat më sportive të kohës, ka ngjallur diskutime të shumta.

Disa sugjerojnë se, ajo ka të ngjarë të jetë një Carrera T me 379 kuaj fuqi, e të tjerë thonë se prodhimi i Tesla-s ka pasur avantazh shkaku i distancës së shkurtër.

Gjithsesi, videoja është magjepsëse.

Pas përfundimit të garës, është theksuar edhe performanca e jashtëzakonshme e Cybertruck, që arrin 96 km/h në vetëm 2.6 sekonda.

Musk, ka thënë se pret që Tesla të prodhojë 250 mijë modele të tilla në vit, përcjell Telegrafi.

Por, pavarësisht se a do të ndodhë kjo, hapat e guximshëm të kompanisë në performancën dhe teknologjinë e veturave, kanë ndikim të rëndësishëm edhe te investitorët.

Aksionet e Tesla-s kanë qenë të paqëndrueshme, pasi kanë rënë në 65 për qind në vitin 2022.

Por, tani janë rritur më shumë se 130 për qind, dhe ende kanë pas vetes investitorë miliarder si Ron Baron, i cili investon në Tesla që nga viti 2014.

Tesla ka aktualisht një kapital tregu prej 789 miliardë dollarësh. /Telegrafi/

Read Entire Article