Dacia prezanton gjeneratën e tretë të modelit të njohur Duster

10 months ago 20

Prodhuesi i automjeteve Dacia në pronësi të grupit Renault ka prezantuar gjeneratën e tretë të modelit Duster, një model mjaft i njohur, me miliona shitje në 13 vjet.

Makina do të ekspozohet në Panairin e Makinave në Gjenevë dhe do të arrijë te klientët e parë në pranverë, transmeton Telegrafi.

Duster 3 ka një gjatësi prej 4.34 metrash dhe ashtu sikurse Jogger do të ketë edhe një version hibrid.

Siç deklaron Dacia, Duster i ri ka një “një dizajn më të fortë dhe më të mbushur me personalitet” dhe se “versioni 4×4 i Duster-it të ri i çon kapacitetet për vozitje në terren të ashpër në një nivel tjetër”.

Kompania premton materiale më cilësore dhe shton se ka shtuar se gjithçka është e re duke ruajtur materialet thelbësore.

Duster mbetet SUV-i familjar me çmimin dhe performancën më të mirë në treg, sipas kompanisë.

Sipas raportimeve, Duster është modeli i dytë më i shitur i markës në Evropë, pas Sandero-s. /Telegrafi/

Read Entire Article