Dafina Zeqiri e thotë me gojën e saj: Do të martohem!

10 months ago 31
Reklamë
17:22 06/11/2023

Dafina Zeqiri ka lumturuar fansat me lajmin për martesë. Ka qenë vetë këngëtarja që ka njoftuar se viti 2024 do ta gjejë drejt altarit. Dafina ka dërguar një mesazh në kanalin e saj në Instagram ku bisedon me fansat me të cilët ndan momente, video e mendime.

“Është zyrtare… Do të martohem në 2024”, shkruan Dafina. Këngëtarja ka ndarë edhe një video në InstaStory me një mikeshë teksa ngrenë dolli me një pije ku shkruan “Gëzuar për nuset e reja 2024”.

Këngëtarja është në një lidhje prej disa kohësh me Kreshnik Gjergjin dhe duket se tashmë propozimi ka ndodhur. Presim vetëm të shohim unazën./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article