Dakota Johnson shijon pushimet në Meksikë

6 months ago 25
Reklamë
23:10 23/02/2024

Aktorja e njohur ishte nën praninë e partnerit të saj Chris Martin

Ndonëse filmi i fundit që realizoi nuk u prit mirë nga fansat dhe kritikët aktorja Dakota Johnson ka lënë mënjanë angazhimet profesionale dhe po shijon disa ditë pushime.

Aktorja e njohur ka zgjedhur Meksikën për të pushuar ndërsa ndodhet së bashku me partnerin e saj Chris Martin. Paparacët e britanikes ‘Daily Mail’ kanë mundur të fotografojnë dyshen teksa shijojnë kohën e mirë së bashku.

Filmi i fundit i aktores Madame Ëeb Filmi i cili u publikua ditën e Shën Valentinit ka mundur të grumbullojë vetëm  26.2 milionë Dollarë fitime nga shitjet e biletave.

Duke pasur parasysh fitimet shumë të pakta nga ky projekt kinematografik mediat e huaja shkruajnë se me shumë mundësi drejtuesit nuk do ta shohin të arsyeshme  të realizojnë një tjetër film Madame Ëeb në vitet e ardshme.

Filmi mori vlerësime negative edhe nga nga kritikët, të cilët e kanë cilësuar projektin e saj të fundit një nga filmat më të keq të kohëve të fundit.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article