Debat i ashpër në “Open”/ “Nuk flet kështu një njeri me pak mend në kokë”, Hila-deputetes së PD: Je e ç’akorduar, siç lëshon mufka ndaj meje…

10 months ago 40
Reklamë

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi dhe analisti Dritan Hila janë përfshirë në një debat me tone të larta në studion e “Open” lidhur me komisionet hetimore të kërkuara nga opozita.

Hila u shpreh se parlamenti nuk është i detyruar që të ngrejë komision hetimor vetëm sepse e kërkon opozita, ndërsa deputetja demokrate ka kundërshtuar menjëherë duke hedhur poshtë deklaratën e analistit.

Ai shtoi se opozita kërkon të përdorë komisionet hetimore si armë politike dhe kërkojnë që përmes tyre të thërrasin vetëm kryeministrin Edi Rama lidhur me rastin “McGonigal”.

“Si mund të flasë kështu një njeri që ka pak mend në kokë, që ka dy klasë shkollë?” u shpreh Vokshi, duke replikuar me Hilën, me këtë të fundit që iu kthye duke thënë “meqë ke kaq mend në kokë shikoje aty në kushtetutë dhe pastaj fol”.

Deputetja e opozitës vijoi replikat duke iu drejtuar Hilës se ka konflikt interesi, më konkretisht te rasti i inceneratorëve, ndërsa Hila i është drejtuar duke e pyetur “kështu do i bësh komisionet hetimore, siç lëshon mufka për mua”.

Pjesë nga debati:

Hila: Amerika e ka taposur atë, pavarësisht dëshirës tuaj. Parlamenti nuk është i detyruar të ngrejë komisionin hetimor vetëm sepse kërkoni ju.

Vokshi: Po është i detyruar.

Hila: Ju doni ta ngrini vetëm për të thirrur Edi Ramën për rastin McGonigal sepse nuk keni ku të kapeni.

Vokshi: McGonigal e ka pranuar fajin.

Hila: Ju nuk e dini të vërtetën.

Vokshi: Po manipulon të vërtetën, futu dhe shiko lajmet. Ai ka pranuar fajin, ti thua nuk ka faj. Ti këtu nuk vjen si analist. Të kam kërkuar gjë sqarim ty unë? Këtu nuk ardhur të më sqarosh ti.

Hila: Bëhu serioze si opozitë që të të marrim seriozisht. Ju doni t’i përdorni komisionet hetimore si armë politike.

Vokshi: Si mund të flasë kështu një njeri që ka pak mend në kokë, që ka dy klasë shkollë?

Hila: Meqë ke kaq mend në kokë shikoje aty në kushtetutë dhe pastaj fol. Nëse ke pikën e edukatës më lër të flas, nëse do debat e ke të kotë. Je e çakorduar.

Vokshi: Ti po bën debat të kotë. Nëse vjen në cilësinë e qeverisë do të të dëgjoj. Nëse ke informacion hajde kur të ngrihet komisioni hetimor.

Hila: Nuk kam fare konflikt interesi, zakonisht keni ju konflikte të tilla.

Vokshi: Unë besoj se ke konflikt interesi te inceneratorët. Ke vendosur firmën atje o Dritan. Keni shkelur ligjin që ditën e parë.

Hila: Këshu do i bësh komisionet ti? Siç lëshon këto mufka për mua?

Vokshi: Ke firmosur dokumente për gjendjen emergjente.

Hila: Kam firmosur se e kishit lënë Shqipërinë plehrë. Doli ushtria për të pastruar vendin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article