Debat në Kuvend/ Nikolla lexon 2 shkresat e opozitës. Letra e Bardhit: Nuk e kemi ndryshuar kryetarin e grupit. PD: Açka delegohet si kreu i grupit. Ndërhyn Garda

1 year ago 53
Reklamë

Sërish debate në Kuvend për postin e kreut të grupit parlamentar të PD-së. Pasi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla lexoi një shkresë të depozituar nga Gazment Bardhi, i cili pretendon se nuk ka asnjë ndryshim, pra se kreu i grupit nuk ka ndryshuar dhe se është ai kryetari, PD zyrtare pretendon krejt të kundërtën.

“Grupi i PD nuk ka bërë asnjë ndryshim të kryetarit. Për anëtarët e grupit të PD është e papranueshme që maxhoranca të ndërhyjë në punët e brendshme të grupit parlamentar të PD-së”, thuhet në letrën e Gazment Bardhit drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

Sakaq, Nikolla lexoi një tjetër shkresë të PD-së zyrtare, ku pozicioni i kryetarit të grupit të PD-së i delegohej Flutura Açkës. Kaq mjaftoi që të ngrihej nga vendi i tij deputeti Bardhi, ndërkohë që Nikolla kërkoi ndërhyrjen e Gardës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article