Debati te Ligjet/ Çupi: Sa ferma janë sot funksionale nga fondet e IPARD? Denaj: Janë bërë 34 investime të standardeve europiane

1 week ago 31
Reklamë

Në Komisionin e Ligjeve, ka pasur diskutime ndër të tjera edhe për fondet e IPARD, sesa janë përdorur për krijimin e fermave.

Deputetja e PD Dhurata Çupi pyeti se sa ferma janë sot funksionale, pasi janë ndërtuar me fondet e IPARD-it? Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj tha se janë bërë 34 investime të standardeve europiane.

Dhurata Çupi: A ka pasur abuzim me fondet e IPARD? Nëse keni një audit. Sa ferma sot janë funksionale nga investimet e IPARD.

Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj: Sa i përket fondeve të IPARD, 34 investime janë nga këto fonde dhe janë të standardeve të BE. Të bësh ekonomi do të thotë që të bësh stalla të standardeve të Bashkimit Europian.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article