Deficiti i pensioneve, ekspertët: Zgjidhet duke ulur emigrimin, evazionin dhe informalitetin

9 months ago 31
Reklamë

Projektbuxheti i vitit të ardhshëm ka planifikuar të harxhojë për mbulimin e deficitit të skemës së pensioneve 36.6 miliardë lekë apo 360 milionë euro.

Shuma e planifikuar është 17% më e lartë se viti 2023. Në këto kushte ekspertët sugjerojnë marrjen e një sërë masash për të ulur vlerën e deficitit.

 “Nëse do të flasim për buxhetin e 2024 duke parë dhe problematikat e thella që ka skema e pensioneve nuk mund të themi që ky buxhet do të zgjidhi të gjithë  plagët e skemës së pensioneve por nëse do ti referohemi disa zgjidhjeve që mund të ndikojnë në përmirësimin e kësaj skeme është i pari: shmangia e emigracionit, lufta ndaj evazionit fiskal, lufta ndaj punësimit informal, politika nxitëse në lidhje me punësimin”, u shpreh ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi.

Qeveria është në diskutime me FMN për të filluar një reformë të re të madhe në skemën e pensioneve. Qëllimi kryesor i reformës do të jetë ngushtimi i diferencave mes përfituesve dhe rritja e nivelit mesatar të pensioneve. Gjithashtu fokus të shtuar do të ketë tek vetëdeklarimi real i kontributeve që paguajnë të vetëpunësuarit.

“Duhen një sërë politikash duke pasur bazë politikat e nxitjes së punësimit me qëllim që të përmirësohet kjo diferencë mes kontribuesve dhe përfituesve me qëllim që skema e pensioneve të ketë mundësi të financohet nga vet skema dhe jo nga buxheti i shtetit”, shprehet ekspertja.

Qeveria do të harxhojë projektbuxhetin e vitit të ardhshëm edhe 4.1 miliardë lekë për indeksimin e pensioneve si dhe 3.6 miliardë lekë për bonusin në fundvit. Indeksimi, që është detyrim ligjor i qeverisë do të bëhet mbi bazën e inflacionit të çmimeve të shportës rreth nivelit 8% dhe jo atij mesatar, që rezulton më i ulët.

Top Channel

Read Entire Article