Del në Youtube versioni i ri i këngës ‘Let it Be’

1 year ago 33
Reklamë
22:29 19/08/2023

Për realizimin e këngës kanë punuar dy anëtarët e mbetur të grupit ‘Beatles’ dhe Dolly Parton

Paul McCartney dhe Ringo Starr, dy anëtarët e mbetur të The Beatles, janë ribashkuar për të sjellë një version tjetër të hitit të tyre të vitit 1970 “Let It Be” që do të jetë pjesë e albumit të ardhshëm të këngëtares Dolly Parton.

Versioni i ri i këngës ikonike të grupit legjendar u publikua të premten në platformën Youtube.

Sipas këngëtares Dolly Parton, pjesë e bashkëpunimit janë edhe emra të tjerë të muzikës si Peter Frampton që ka luajtur në kitarë dhe Mick Fleetwood që luan në bateri.

Albumi “Rockstar” vjen pasi këngëtarja e njohur u nderua me një yll në bulevardin e të famshmve në Nju Jork vitin e kaluar.

Ky album do të përfshijë nëntë këngë origjinale por edhe një listë të gjatë bashkëpunimesh, duke përfshirë emra të njohur të muzikës si Elton John, Miley Cyrus, Stevie Nicks, Debbie Harry dhe Chris Stapleton.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article