Dëmet nga breshëri në qarkun e Korçës, autoritetet qendrore e lokale takim me fermerët

11 months ago 36
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Pak ditë pas breshërit qe ra në disa zona të qarkut të Korçës, ku shkaktoi dëme të mëdha në prodhimin ende të pavjelë të mollëve, Zëvendësministri i Bujqësisë Arjan Jaupllari, Prefekti i Qarkut të Korçës Nertil Jole dhe kreu i bashkisë së Maliqit Gëzim Topçiu dhe ai Devollit Eduard Duro, zhvilluan një takim me fermerët në fshatin Zëmblak.

Prefekti i Qarkut të Korçës Nertil Jole shkruan në FB se me t’u njohur me situatën e fermerëve të zonës së prekur nga breshëri, zhvilloi takim me disa prej tyre. Shqetësimin e shprehur prej tyre dhe informacionin e dërguar nga Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor Korçë, Jole e ka përcjellë pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile me qëllim ndërhyrjen e tyre për vlerësim e trajtim të mëtejshëm. Këtij qëllimi i shërbeu edhe takimi i sotëm, ku përfaqësuesit e qeverise dhe pushtetarët lokalë dëgjuan shqetësimet e fermerëve.

“Situata si kjo, të shkaktuara nga moti, në terma të politikave më afatgjata kërkojnë qasje të reja në aplikimin e teknologjive, pajisjen e fermave me rrjeta antibreshër, dhe sigurimin e prodhimit, për të cilat kemi shembuj edhe në qark. Ndërsa në terma afatshkurtra, nga ana e institucioneve qendrore e vendore do të zbatohet çdo hapësirë ligjore për vlerësimin e gjendjes”, shkruan Jole.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article