Demokratët në Strasburg, Vokshi: Njoftuam miqtë tanë për situatën në vend! Do të përdorim të gjitha instrumentet që…

1 hour ago 22

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, në një deklaratë për mediat ka njoftuar se grupi i PD në Strasburg ka zhvilluar sot takime me zyrtarë të lartë të BE, ndërsa renditi çështjet për të cila kanë informuar eurodeputetët.

Vokshi u shpreh se do të përdorin të gjitha instrumentat që PE parashikon për të marrë vendime për zgjedhje të lira e të ndershme

“Ditë shume intensive takime të niveleve më të larta në PE. Kemi takuar pa dallim të gjithë grupet politike, dhe i vumë në dijeni për situatën në vend përtej propagandës.
U ndalëm tek shkelja e Kushtetutës, pra praktikisht ka rënë rendi kushtetues në Shqipëri, mos organizimi i zgjedhjeve të lira që kur në pushtet erdhi Rama, për korrupsionin galopant, si dhe përdorimi i drejtësisë politikisht për të sulmuar e persekutuar opozitën.
U ndalën në sulmin e paprecedentë për shkatërrimin e opozitës para zgjedhjeve parlamentare.
Do të përdorim të gjitha instrumentet që PE parashikon për të marrë vendime për zgjedhje të lira e të ndershme. Vota e lirë do të thotë demokraci”, u shpreh ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article