Dëmtimet “copëtojnë” Shqipërinë, Uzuni largohet nga grumbullimi, Asllani në dyshim të fortë për Çekinë

1 week ago 21

Dëmtimet e lojtarëve po kthehen në makth për kombëtaren shqiptare dhe trajnerin Silvinjo. Pasi u detyrua të mos grumbullojë emra si Broja, Manaj apo Medon  Berisha për shkak të shqetësimeve të tyre fizike, e po për të njëjtën arsye nuk grumbulloi dot Baren, trajneri i përfaqësueses ka marrë lajme të këqija edhe nga grupi që po stërvit në Tiranë.

Myrto Uzuni dhe Kristjan Asllani u stërvitën veçmas në seancën e dytë përpara ndeshjes me Çekinë. Paraqiten e kësaj të mërkure erdhi lajmi i keq për njërin prej tyre. Ekzaminimet mjekësore konkretisht rezonanca e fundit magnetike  tregoi një dëmtim në muskujt e pulpës së djathtë. Sulmuesi beratas i pafat, duhet të kthehet në klubin  e  tij spanjollët e Granadës. Në vend të tij sikurse bën me dije FSHF është grumbulluar Indrit Tuci.

Sulmuesi i Spartës së Pragës ishte në orbitën e Silvinjos që pak kohë më parë madje ka shkuar ta takojë vetë nga afër në Çeki, e tashmë që alternativat në sulm janë minimaliste, Tuci vjen zyrtarisht në përfaqësuese. 24-vjeçari lezhjan, shokë ekipi me Qazim Laçin, ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 1 asist këtë sezon ne 7 ndeshje tek Sparta e Pragës. Mirëpo dhimbja më e madhe e kokës për Silvinjon është Kristjan Asllani. Problemet në stërvitjen e fundit, kanë krijuar goxha panik tek stafi kuqezi, pasi Asllani është pikë referimi në mesfushë dhe vështirësisht i zëvendësueshëm.

Prania në Çeki sidomos të premten është në dyshim të fortë. Në rastin ekstrem Silvinjo duhet ti ribëjë ekipin, ose të ktheje pas Nedim Bajramin në krah të Laçit dhe Ramadanit dhe në të majtë të sulmit të luajë Hoxha…ose ta zëvendësojë Asllanin kokë më kokë me veteranin Abrashi. Trajneri Brazilian ka dy ditë kohe për të punuar mbi këtë ridimension të formacionit, në rast se konfirmohet mungesa e futbollistit të Interit. /vizionplus.tv

Read Entire Article