Deputeti gjerman: Kurti ndihmoi Vuçiçin, janë nën presionin e nacionalistëve!

1 year ago 40
Reklamë

Deputeti socialdemokrat gjerman, Josip Juratoviç thotë se Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç po bëjnë një lojë të rrezikshme në rajon.

Ai ka qenë një nga mbështetësit e Kurtit, e ndonëse insiston se ligjvënësit ne Bundestagun gjerman nuk duhet ta vendosim veten në rolin e gjykatësit në Ballkanin Perëndimor, sërish pohon nevojën e madhe për stabilitet. Në një intervistë për DW, deputeti insistoi se masat e marra nga Berlini ndaj Kosovës nuk janë ndëshkuese, por thjesht kushtëzim fondesh. Qëllimi është të dërgohet një sinjal në Kosovë dhe një tjetër i ngjashëm në Serbi, thotë ai.

 “Në situatën aktuale globale, veçanërisht në kontekstin e konfliktit të Ukrainës, ne kemi nevojë për stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Kemi nevojë për partnerë që japin një kontribut konstruktiv për stabilitetin. Aksionizma, si ai i Kurtit në veri me dërgimin  e kryetarëve të komunave,  janë të panevojshme nga ana strategjike. Kurti dhe Vuçiç po luajnë një poker të rrezikshëm që kërcënon të gjithë rajonin”, u shpreh Josip Juratoviç.

Ne u indinjuam kur pamë që Kurti i dërgoi kryetarët e bashkive në zyra pikërisht ditën kur në Serbi zhvilloheshin protestat dhe kur kundër demonstrata e madhe e Vuçiçit dështoi. Sipas meje, kjo ishte një manovër për të hequr vëmendjen nga Serbia.

“Ajo i edhi në ndihmë vetëm Vuçiçit. Po krijohet përshtypja se as Vuçiçi  dhe as Kurti nuk janë të gatshëm ose nuk janë të aftë të kontribuojnë për vendosjen e paqes. Unë mendoj se arsyeja është se ata janë nën presionin e madh të forcave radikale. Në Serbi forcat radikale janë të lidhura me Kishën Ortodokse, ndërsa radikalët e Kurtit janë në diasporë dhe ëndërrojnë për një Shqipëri të Madhe. Kjo më zemëron më së shumti. Ata janë kosovarë që janë rritur në Gjermani, vetë janë në siguri dhe kultivojnë një nacionalizëm që dëmton vetëm njerëzit që jetojnë në rajon”, tha Josip Juratoviç.

Ligjvënësi shtoi se e beson Albin Kurtin kur thotë se dëshiron të ndërtojë demokracinë dhe sundimin e së drejtës në Kosovë. Por ekziston një hendek midis dëshirës dhe realitetit. Sepse demokracia përfshin edhe të drejtat e njeriut, jo vetëm të serbëve, por edhe të ashkalinjve, romëve dhe pakicave të tjera që jetojnë në Kosovë.

Shenja më e rëndësishme e një demokracie funksionuese është dialogu dhe kompromisi. Nëse arrihet një kompromis, ai duhet gjithashtu të mbrohet. Dhe Kosova është shumë larg prej kësaj gjendjeje, shprehet Juratovic.

Top Channel

Read Entire Article