Deputeti holandez i prerë: Koha për një përgjigje të fortë ndaj lëvizjeve të trupave të Serbisë

11 months ago 26
Reklamë

Deputeti holandez, Sjoerd Wiemer Sjoerdsma ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe dialogun me Serbinë.

Ai në disa postime në X shkruan se është koha për një përgjigje shumë të fortë nga Brukseli dhe NATO ndaj lëvizjeve të trupave serbe. Sjoerdsma thekson se përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme, Josep Borrell ka vendosur me shumë vonesë që të ‘zgjohet’ rreth Serbisë dhe e ka zhgënjyer plotësisht Kosovën.

“Koha për një përgjigje shumë të fortë ndaj lëvizjeve të trupave serbe nga Brukseli dhe NATO. Deri më tani, vetëm Blinken ka ndërmarrë veprime. E paralajmëruar që nga vera e tutje se politika jonë për Serbinë ishte krejtësisht e gabuar. Ministria jonë e Punëve të Jashtme vetëm donte t’i shikonte të gjitha. Dhe tani ja ku jemi…”, -shkruan ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article