Deputeti i PD: Ligjvënës dhe anëtarë të qeverisë janë shpallur non-grata nga një aleat strategji, pse hesht maxhoranca?

11 months ago 27
Reklamë

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka bërë një deklaratë të fortë se shumë deputetë dhe anëtarë të qeverisë ‘Rama’ janë shpallur non-grata nga një aleat strategjik, ndërsa shton se për këto raste maxhoranca hesht.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Çollaku shtron pyetjen nëse mund të jesh non-grata dhe anëtar i kabinetit qeveritar.

REAGIMI I ÇOLLAKUT
Mbi nje dyzine deputetesh dhe anëtare te qeverise jane shpallur Non Grata (se fundmi) nga nje aleat i rendesishem strategjik.
Qeveria dhe maxhoranca hesht, dhe vazhdon te mos beje transparence e te mos distancohet nga te shpallurit Non Grata.
A mund te jesh dhe Non Grata dhe antar i qeverise ???
Ftoj mediat dhe opinionin publik, cdo dite te ushtrojne presion te maxhoranca dhe qeveria te bejne transparence dhe te distancohet nga Non Gratat brenda saj. !!!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article