Dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, gazetarët: Si u bind Tafani të tregonte vrasjet dhe arsyet përse Laert Haxhiu nuk i ekzekutoi prokuroret

11 months ago 18
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Në Shënjestër” të gazetares Klodiana Lala, në News24, u diskutuar për dëshmitë e bujshme të të penduarit të drejtësisë Artan Tafani.

Tafani zbuloi disa nga vrasjet e bujshme, që sipas tij ishin urdhëruar nga ai që njihet si kreu i bandës së Lushnjes, Laert Haxhiu.

Të ftuar në studio për të folur më tepër për këtë çështje, ishin gazetarët e kronikës Glidona Daci dhe Eni Ferhati.

Ky i fundit, lidhur me dëshminë e Tafanit i cili tha se Haxhiu kishte planifikuar vrasjen e dy prokuroreve, u shpreh se arsyeja se përse mund të mos jenë kryer, lidhet me faktin se kreu i bandës së Lushjes nuk ka dashur të rëndojë me shumë pozitën e tij.

“Ai është tërhequr vetëm për shkakun që nëse do t’i hynte dhe kësaj loje, pra të ngrinte dorën ndaj dy prokuroreve, do t’i hynte një tjetër valleje, dhe ekstradimi i tij nga Greqia do të ishte formalitet.

Vrasja e Xhaferrajt tregon më shumë për personalitetit e Haxhiut. Fakti që ka ekzekutuar në mënyrë makabre kushëririn e tij, ka dashur të përçojë dhe një mesazh brenda grupit të tij, duke u lënë të kuptohet se nëse ‘mendoni të më shisni, do keni të njëjtin fat’”, tha Eni Ferhati.

Ndërkohë gazetarja Daci tha se arsyet që mund të kenë shtyrë Tafanin të dëshmojë, janë frika që ai kishte nga Haxhiu, dhe vendosja përballë fakteve nga Prokuroria.

“Përpos frikës nga Laerti, Tafani u vu para fakteve nga prokurorët, dhe u ndje i presionuar, por iu ofrua dhe mbrojtja, në mënyrë që te rrëfente krimet. Kanë qenë dy arsyet që e kanë çuar të rrëfejë”, tha Daci.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article