Dështon rezoluta e PDK për Policinë e Kosovës

11 months ago 26
Reklamë
21:53 12/10/2023

Debate në parlament, mazhoranca braktis seancën

“E harruat Policinë” ishin mbishkrimet e vendosura në secilën ulëse të Kuvendit të Kosovës në nisje të seancës së jashtëzakonshme me kërkesë të Partisë Demokratike të Kosovës për miratimin e një Rezolute për mbështetjen financiare të Policisë së Kosovës.

Por deputetët e mazhorancës bojkotuan seancën. U konsiderua e papranueshme dhe ikje nga përgjegjësia, mospjesëmarrja e mazhorancës në seancë.

Madje në një moment edhe vet kreu i parlamentit që vjen nga Vetëvendosje u largua nga seanca.

E deputeti i VV-së Enver Dugolli, në një konferencë për media ka akuzuar opozitën se pikërisht ata kishin dhënë urdhër që të ndalohet aksioni i Policisë së Kosovës për kapjen e vrasësve të policit Enver Zymberi i vrarë në vitin 2011 në veri.

“Atëherë kishim një hero, por kishim një urdhër që e ndaloi policinë që t’i kapin dhe të dimë se kush ishin ata që e vranë Enver Zymberin. Kishte një ligj për amnisti këto janë fakte dhe krahasimi se kush po i rri afër policisë dhe kush po i harron. Sot e asaj dite vrasësit e Zymberit nuk dihet se kush janë në momenti që Policia u dashtë me shkuar me i kap edhe janë kërcënuar kthehuni ose nuk do të jeni më policë të Kosovës. Me emra nuk mund të iu jap, por mund t’i gjeni”.

Nëse rezoluta si e tillë do të miratohej do të obligonte qeverinë që brenda afatit prej 15 ditësh të bëjë ndarjen e mjeteve të nevojshme financiare për pagesën e shtesës së rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës si dhe të niste hartimin e projektligjit për Pensionim të Parakohshëm te zyrtarëve policorë.

Tv Klan








Të ngjashme

Read Entire Article