DETAJE/ Atentati i dyfishtë në “Don Bosko”, si u identifikua autori, Denis Tahiri ende në kërkim

2 hours ago 27

Denis Tahiri, 23 vjeçari nga Kamza që u shpall në kërkim nga policia si autor i dyshuar i atentatit në 3 shtator në Don Bosko, ku mbetën dy persona të plagosur, u identifikua nga targa e mjetit të përdorur në ngjarje.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, mëson se Policia fillimisht zbuloi se kujt i përkisnin targat e mbivendosura dhe pasi mori në pyetje pronarin e makinës, rezultoi se ai ia kishte dhënë me qira Denis Tahirit.

Më pas rezultoi se ky i fundit, kishte pak ditë që e kishte marrë makinën me qira dhe targat ia kishte vendosur mjetit tip Golf 5 që autorët dogjën pas krimit.

Po ashtu shenjat e gishtave të tij kanë ndihmuar edhe në përforcimin e dyshimeve të policisë, pasi u krahasuar me ato të gjetura në mjet.

Dyshohet që 23 vjeçari të jetë brenda territorit shqiptar, por ende nuk është mundur të arrestohet.

lajmi ne perditesim…

Read Entire Article