DETAJE/ Mister plagosja në Korçë, 26-vjeçari shok me autorin e krimit

1 month ago 34

Detaje të reja  kanë dalë nga plagosja e 26 vjeçarit Kostandin Ziu në Korçë.

Vizion Plus mëson se i riu është nga qyteti i Beratit dhe prej disa kohësh qëndronte në shoqërinë e autorit të dyshuar të plagosjes.

Lexo edhe :

Related Posts

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në një lagje periferike të qytetit të Korçës, ku i plagosuri dhe autori i dyshuar kanë qenë në shoqërinë e një femre.

Pas plagosjes, kanë qenë këta dy të fundit ata që e kanë dërguar 26 vjeçarin Kostandin Ziu në spital dhe më pas janë larguar duke braktisur e mjetin e tyre, i cili është sekuestruar tashmë nga policia.

Aktualisht, i riu është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri Kostandin Ziu vetëm para pak kohësh është liruar nga burgu i Peqinit ndërkohë që autori i dyshuar mendohet të ketë krijuar miqësi me Ziun në momentin kur kanë qenë duke vuajtur dënimin në burgun e Drenovës.

Forca të shumta të policisë kriminale janë duke krehur lagjen e autorit të dyshuar madje kanë bërë kontroll e ne banesën e tij, ndërkohë që forca të policisë së rendit e qarkullimit rrugor kanë ngritur postblloqe në hyrje daljet e qytetit të Korçës. /vizionplus.tv

Read Entire Article