Detaje nga aksidenti në aksin Lushnje-Berat/ Të plagosur mbetën prindërit dhe 3 fëmijët e mitur

1 year ago 23
Reklamë

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë që u shënua në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, në fshatin Stan Karbunarë.

Policia njofton se të plagosur kanë mbetur 5 anëtarët e një familje, burrë e grua dhe 3 fëmijët e tyre të mitur.

Të 5 të dëmtuarit, ndodhen në spitalin e Lushnjes për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00,  në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, në fshatin Stan Karbunarë, shtetasi D. F., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasja E. F., 37 vjeçe dhe fëmijët e tyre të mitur, të moshave 14 vjeç, 13 vjeç dhe 7 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Read Entire Article