Detaje nga aksidenti tragjik/ Dy adoleshentët që humbën jetën kishin shkuar për të mbledhur qershi në Greqi

1 year ago 33
Reklamë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë që ndodhi një ditë më parë në Greqi, ku fatkeqësisht humbën jetën 5 shqiptarë, mes tyre edhe dy adoleshentë.

Këta të fundit, mësohet se kanë qenë fëmijë xhaxhallarësh,  19-vjeçari Ergin Peposhi dhe Ardit Peposhi vetëm 16 vjeç.

Të dy ata ishin pasagjerë në makinën që u përplas me kamionin, mësohet se ishin nisur për të punuar në Greqi si punonjës sezonalë të mbledhjes së qershive, tek babai i Erginit.

Në këtë aksident humbën jetën gjithashtu shoferi, Besim MUCAJ 27.03.1968. Ilir DACI 28.07.1973. dhe Gazment BRAHAJ, 07.07.1976.

Aksidenti ndodhi në kilometrin e 87-të të rrugës nacionale Follorinë-Selanik, ku në rrethana ende të paqarta, një automjet është përplasur kokë më kokë me një kamion, për pasojë kanë humbur jetën të pesë personat që udhëtonin në mjet.

Read Entire Article