Detaje nga atentati në Don Bosko, zbulohet si vepruan autorët, mbajtën nën mbikqyrje prej disa ditësh shënjestrën

2 weeks ago 22
Reklamë

Zbulohen detaje të reja në lidhje me atentatin e së mërkurës në lokalin në “Don Bosko” ku mbetën të plagosur Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi.

Sipas burimeve të gazetarit të Vizion Plus Esido Barkaj, atentatorët kanë ndjekur prej disa ditësh lëvizjet e shënjestrës, kjo për faktin se autorët e pritur me makinë 30 minuta në afërsi të lokalit, të parkuar në një cep pallati. Kjo tregon se ato ishin të mirë informuar se objektivi i tyre do të ulej në lokal. 2 të plagosurit kanë ardhur dhe janë ulur në verandë gjatë kohës që autorët i prisnin në afërsi.

Nga kamerat e sigurisë, autorët kanë lëvizur me automjet për t’u siguruar se janë ulur aty dhe kanë saktësuar tavolinën. Më pas janë rikthyer para lokalit, kanë kthyer makinën sepse rruga te pallati është rrugë qorre, kanë qëlluar dhe janë larguar menjëherë nga kanë ardhur.

Sa i përket itinerarit, nga këqyrja e pamjeve të kamerave të grupit hetimor, u zbulua se makina ka ardhur nga Kamza, te Liqeni i Paskuqanit, ka hyrë në afërsi të Bulevardit të Ri dhe është futur në zonën e ngjarjes.

Të njëjtin itinerar ndoqi edhe në kthim, derisa e dogjën makinën në Qerekë.

Read Entire Article