Detaje nga atentati në Fushë-Krujë/ Policia merr në pyetje tre persona, autorët zbrasën 30 gëzhoja

1 year ago 37
Reklamë

Mbi 30 gëzhoja u zbrasën në orët e para të mëngjesit të së martës në oborrin e banesën së Gentjan Bejtjes. Policia ka shoqëruar tre persona, të cilët po merren në pyetje lidhur me atentatin, Durim dhe Valter Bami si dhe Mariklen Haka.

Familjarët dhe vetë Gentian Bejtja nuk janë pyetur akoma për shkak të situatës me fëmijët. Dy djemtë, 13 dhe 10 vjeç, mbetën të plagosur nga të shtënat, ndërsa ndërroi jetë 29-vjeçari Ramazan Sino.

Gentjan Bejtja është shoqëruar edhe për dy atentate, atë të vrasjes së Iljaz Çalit në autostradën Tiranë-Durrës, në prill të 2022-it dhe atentati ndaj banesës së Markelen Hakës në qershor po të vitit të shkuar, por nuk u gjetën prova për ta fajësuar si autor të dyshuar.

Disa momente pas ngjarjes, policia gjeti një automjet të shkrumbuar, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët.

Read Entire Article