26-vjeçarja i fshihej kur ai i shkonte në supermarket
Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja lidhur me masakrimin me 7 goditje thike që i shkaktuan vdekjen një 26-vjeçareje italiane shtatzënë nga një 41-vjeçar shqiptar nga Kosova.
E përditshmja italiane Corriere della Sera shkruan se kërcënimin drejtuar Vanessa Ballani-t, Bujar Fandaj e publikoi më 28 Nëntor. Ai kishte publikuar një videomesazh me nënkuptim në TikTok, që e shoqëronte me foton e tij me fytyrë të ndriçuar nga flamuri shqiptar me rastin e festës së Pavarësisë dhe një audio ku shprehej: “Mamaja ime më ka rritur si personin më xhentil dhe të ëmbël që mund të kesh takuar. Por nëse nuk tregon respekt, do të të tregoj se mbaj mbiemrin e tim eti”.
Siç shkruan Corriere della Sera, pas krimit natën e të Martës, shqiptari nga Kosova shkoi në një bar për të pirë birra dhe në gjakftohtësi të plotë diskutonte për tatuazhe, përpara se të vihej në pranga nga policia në shtëpinë e tij në rrethinat e Treviso-s.
Kolegët e Vanessa-s, në supermarketin ku punonte në Castelfranco Veneto thonë se Bujar Fandaj shfaqej përditë për të bërë blerje, pavarësisht se ata i kishin dhënë fund lidhjes së fshehtë intime 2-vjeçare, verën e këtij viti. Sipas tyre, 26-vjeçarja shpesh i fshihej dhe mundohej ta shmangte, pasi thoshte se e kërcënonte shpesh.
Vanessa i kishte rrëfyer gjithçka bashkëshortit të saj, i cili e kishte falur dhe kishte pranuar rigjallërimin e lidhjes, veçanërisht pasi mësuan për shtatzëninë e saj të dytë. Çifti ishte drejtuar së bashku në polici edhe për të denoncuar Bujar Fandajn për kërcënimet.
Tv Klan
Të ngjashme