Detaje nga megaoperacioni/ Shkëmbimi i drogës do bëhej në Adriatik, nën hetim një zyrtar i lartë policie

1 year ago 19
Reklamë

Detaje të reja janë zbardhur nga megaoperacioni antidrogë i SPAK me Guadra di Finanza dhe Dea-n amerikane.

Gomonet mësohet se janë nisur rreth orës 19:00 nga Patoku. Veliera, e cila u dogj kur pikasën prezencën e policisë, ishte me flamur ukrainas nisur nga Mali i Zi. Droga do shkëmbehej në Adriatik, 18 milje nga laguna Patokut.

Në hetim mësohet se është edhe një zyrtar i lartë i policisë. Hetimi po drejtohet nga prokurori i SPAK Vladimir Mara. Nga 6 të arrestuarit 4 janë shqiptarë dhe 2 ukrainas.

Forcat RENEA kanë zbarkuar në disa banesa në Laç për kontrolle.

Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi droge dhe një shumë parash.

Read Entire Article