Detaje nga plagosja në Shkodër/ 47-vjeçari mori një plumb në shpatull, ngjarja ndodhi në një lokal afër spitalit

1 year ago 23
Reklamë

Fatmir Odri 47 vjeç nga fshati Grudë e Re është personi i plagosur në qytetin e Shkodrës.

Ai ka marrë një plumb në shpatull ku ndodhet aktualisht në spital, jashtë rreziku për jetën. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në afërsi të spitalit. Policia në kërkim të autorit i cili ende nuk është identifikuar.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:44, në sallën operative të Policisë së Shkodrës, ka mbërritur një telefonatë nga Spitali Rajonal i Shkodrës, se është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën, shtetasi F. O., 47 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, i cili në një rrugicë në afërsi të një lokali, në lagjen “Skënderbeg”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri, në shpatull.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli i saj.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe arrestimit e autorit/ëve të tij.

Read Entire Article