Detaje të reja nga ndarja mes Rosalia dhe Rauw Alejandro

1 year ago 31
Reklamë
16:40 21/08/2023

Këngëtari dyshohet se kishte një lidhje të fshehtë me një blogere

Ndarja midis Rosalia dhe Rauw Alejandro tronditi jo pak fansat.

Që kur u njoftua ky lajm gjatë muajit të kaluar mediat e huaja janë përpjekur të zbulojnë se çfarë mund të ketë shkaktuar ndarjen e dyshes.

Edhe pse dy artistët këmbëngulin tradhtia nuk është arsyeja e ndarjes së tyre, shumë media rozë shkruajnë së fundmi se Rauw Alejandro kishte një lidhje të fshehtë.

Këngëtari dyshohet se kishte nisur një lidhje dashurie me blogeren e njohur Zaira de la Morena, një vajzë 23-vjeçare nga Valencia, e cila ka më shumë se 124,000 ndjekës në Instagram.

Jo vetëm kaq shkruajnë mediat e huaja por edhe fakti se  bukuroshja brune do të marrë pjesë në koncertin e Rauw në Valencia më 26 Gusht tregon se këto thashetheme mund të jenë të vërteta.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article