Detaje/ Zbulohet arsenali i përdorur gjatë sulmit terrorist në Kosovë, armatimet i përkasin ushtrisë serbe

11 months ago 21
Reklamë

Një ditë pas sulmeve terroriste ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër, autoritetet kanë zbuluar gjithë arsenalin e armëve të zjarrit që kanë sekuestruar më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se 6 prej sulmuesve serbë që u plagosën janë duke u trajtuar në Novi Pazar, ndërsa zbuloi se Serbia kërkon që ata të dorëzohen.

Sipas saj përveç armëve të sekuestruara janë gjetur edhe harta dhe dokumente që dëshmojnë për organizim të mirëfilltë për sulme të tjera.

Sakaq, mësohet se armatimi i gjetur i përket llojit që përdor ushtria serbe, të vitit 2021.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article