Detajet e reja/ Ja kush është personi që ishte kërkim që kaloi kufirin dhe “fundosi” policin në Portin e Durrësit

11 months ago 17
Reklamë

Elidon Çela është personi që oficeri i policisë në Portin e Durrësit Gledis Lushi e lejoi të kalonte kufirin, ndonëse ishte shpallur në kërkim.

Elidon Çela ishte kapur me 522 mijë euro të padeklaruara në dhjetor 2022. Pas arrestimit, për të gjykatat e kishin lënë me masë më të butë, por në 14 shtator Gjykata e Lartë riktheu atë në arrest në burg dhe u shpall në kërkim.

Ai rezulton të ketë kaluar në Portin e Durrësit më 17 shtator dhe është lejuar nga polici Gledis Lushi të kaloj në mënyrë të kundraligjshme. Megjithatë, Çela ka rënë në prangat e policisë këto ditë pasi është riktheyr sërish në Shqipëri, po përmes Durrësit.

Read Entire Article