Detajet e reja nga incidenti vdekjeprurës hedhin dyshime mbi Alec Baldwin

1 year ago 32
Reklamë
22:53 16/08/2023

Një pistë e re për aksidentin fatal në sheshxhirimin e filmit “Rust” ka hedhur hije dyshimi mbi aktorin dhe producentin Alec Baldwin.

Aktori mohon të ketë tërhequr këmbëzën e armës manovër që rezultoi në vdekjen e koleges së tij, Halyna Hutchins.

Ekspertët e armëve shprehen se këmbëza “duhej tërhequr” që  do të thotë se arma është shkrepur normalisht dhe nuk bëhet fjalë për një defekt.

Përfaqësuesit e Baldwin nuk kanë dhënë asnjë koment për zhvillimin më të fundit rreth çështjes.

Në muajin Prill, akuzat ndaj tij për “vrasje të pavullnetshme” u rrëzuan por prokurorët u shprehën se “nuk e çlirojnë Baldwin nga fajësia kriminale”.

Ende nuk dihet nëse detajet e reja do të rezultojnë në ringritjen e akuzave ndaj Alec Baldwin./tvklan.al

Të ngjashme

Read Entire Article